KAMËZ

Ndërhyrja në kohë e policisë së Kamzës ka parandaluar vrasjen e dy personave. Këta persona janë përfshirë në konflikt të çastit, ndërsa informacionet e marra në rrugë operative dhe ndërhyrja në kohë ka shmangur një vrasje të dyfishtë.

Në pranga përfunduan shtetasit B.S., 40 vjeç dhe S.S., 39 vjeç, ndërsa ky i fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale të plagosjes me dashje.

Gjatë kontrolleve policia ka bllokuar edhe armën e zjarrit tip kallashnikov dhe një automjet të kësaj tip “Porsche Cayenne”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz,  parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale. Marrja në kohë e informacionit si dhe ndërhyrja me profesionalizëm e forcave të Policisë të Komisariatit nr 5, parandaloi  përshkallëzimin e një konflikti me armë.

Parandalohet vrasja e dy personave,.Arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe bllokohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Kallashnikov, që dyshohet se do ta përdorin këta dy shtetas ndaj dy shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.

Shërbimet e Policisë  të Komisariatit të Polcisë Nr. 5 Tiranë, pas marrjes së informacionit se në Valias po ndodhte nje konflikt i ashpër midis disa personave, organizuan menjëherë punën dhe me veprimet e shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti duke arrestuar në flagrancë dy shtetas:

B.S., 40 vjeç, banues ne Valias. S.S., 39 vjeç , banues në Valias, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” .

Gjithashtu falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit Kallashnikov me dy karikatore me fishekë, me të cilën këta dy shtetas dyshohet se do vrisnin dy shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt.

65136327 584529281954067 461712849790566400 N
65136327 584529281954067 461712849790566400 N

Po në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe automjeti i autorëve të kësaj ngjarjeje tip Porsche Cayenne. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur ne tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: