LIBRAZHD

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:50 të kësaj të shtune në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se një automjet i tonazhit të rëndë, gjatë një parakalimi të gabuar, jo shumë larg hyrjes së qytetit të Librazhdit, është përplasur me një motoçikletë, e cila ka përfunduar poshtë tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për pasojë, burrë e grua që ndodheshin në të, kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë transportuar ne spitalin e Librazhdit dhe sipas burimeve zyrtare, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb