Ndaj Verona-s, Milan zhvilloi një 90-minutësh fantastik, lojë e bukur, dominim, shpirt garë, gjithçka i duhet një ekipi për tu shpallur kampion. “Djalli” vërtetoi edhe një herë se në krye të Serie A nuk janë rastësisht, nuk do ti “vjedhin” askujt asgjë nëse në fund shpallen kampion, përkundrazi, e meritojnë të jenë në krye, të paktën deri më tani.

  • foto galeri
  • foto galeri

Dy xhiro përpara fundit, Milan nuk dëshiron të rrëshqas diku, prova e radhës është të dielën kundër Atalanta. “San Siro” do të jetë “zjarr” për këtë përballje, të gjithë biletat janë shitur kohë më parë, tifozët do të jenë një armë më shumë për të shkuar drejt fitores.

Milan
Milan

Në orën 18:00, Milan luan kundër Gjimshitit me shokë, në rast suksesi përballë bergamaskëve, do të ulen më pas të qenë në divan për të parë Inter në transfertë kundër Cagliari, në skenarin që ëndërron çdo tifoz kuqezi, Milan mund të festojë nëse Caglieri i merr qoftë dhe një pikë, në të kundër titulli do të vendoset në javën e fundit, ku Milan do të luaj në transfertë përballë Sassuolo ndërsa Inter do të pres në shtëpi Sampdoria.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb