Kosova vazhdon të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze në xhudo. Katër medalje kanë fituar xhudistët e Kosovës në Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që u mbajt sot në Prishtinë. Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë, ndërsa medalje të bronzta fituan Dardan Cena, Nora Gjakova e Distria Krasniqi.

Kosova u prezantua me këta katër xhudistë në ngjarjen që për herë të parë e organizon Unioni Evropian i Xhudos. Europiani i Hapur është zhvilluar vetëm në dy kategori. Xhudistët kanë garuar në kategorinë deri 73 kilogramë dhe në kategorinë deri 57 kilogramë. Për medaljen e artë, Akil Gjakova shpërblehet me 55 mijë euro. Fondi i përgjithshëm shpërblyes është 300 mijë euro.

Evropiani në Prishtinë ishte ngjarje suksesi dhe ka dëshmuar se xhudoja kosovare i takon nivelit më të lartë botëror. Edhe organizimi është vlerësuar me nota maksimale nga përgjegjësit e Unionit Evropian të Xhudos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: