Një komunitet i vendasve kanadezë njoftoi se kishte identifikuar 93 varre të tjera “të mundshme” në vendin e një ish-kolegji katolik në Kanadanë perëndimore, muaj pas skandalit që tronditi vendin.

Ky hulumtim paraprak është bërë duke përdorur gjeo-radar dhe ka identifikuar se çfarë mund të jenë “varrime të mundshme njerëzore”, tha Williams Lake First Nation në British Columbia.

Nga shekulli i 19-të deri në vitet 1970, më shumë se 150,000 fëmijë indigjenë në Kanada u detyruan të ndiqnin shkollat ​​e krishtera të financuara nga shteti si një përpjekje për t’i asimiluar ata në shoqërinë kanadeze.

Qeveria e Kanadasë ka pranuar se abuzimi fizik dhe seksual ishte i shfrenuar në shkolla, me nxënës të rrahur sepse flisnin gjuhën e tyre amtare. Kjo trashëgimi e abuzimit dhe izolimit është cituar nga udhëheqësit indigjenë si shkaku kryesor i shkallës së epidemisë së alkoolizmit dhe varësisë nga droga në rezerva.

Kërkimet u kryen në një perimetër prej rreth 14 hektarësh, midis 480 që përbëjnë vendin e ish-kolegjit të Misionit të Shën Jozefit, i vendosur rreth 300 kilometra në veri të Kamloops, ku përfundimisht u gjetën eshtrat e 215 fëmijëve.

Instituti mori mijëra fëmijë nga viti 1886 deri në mbylljen e tij në 1981. Ai drejtohej “nga sekte të ndryshme fetare”, dhe kryesisht nga misionarë katolikë, me urdhër të qeverisë kanadeze, shpjegon komuniteti indigjen që ka rreth 800 anëtarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb