“Presidenti rus Vladimir Putin nuk më ka kërcënuar as mua, as Gjermaninë gjatë bisedimeve telefonike”, është shprehur kancelari gjerman Olaf Scholz në një intervistë për gazetën Bild.

Megjithatë kancelari gjerman u shpreh se gjatë bisedave me kreun e Kremlinit mund të vihen në dukje pikëpamjet absolutisht të ndryshme të të dy liderëve.

“Gjermania do të ruajë gjkaftohtësinë dhe do të vazhdojë të mendojë për të gjitha vendimet në të ardhmen,” vuri në dukje Scholz, duke iu referuar çështjes së furnizimeve me tanke në Kiev.

“Të gjitha veprimet në kundërshtim me këtë do të ishin të pakujdesshme dhe jashtëzakonisht të rrezikshme,” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: