Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, i ftuar në emisionin “FrontLine”, në “News 24”, foli mbi fushatën elektorale, grumbullimet e njerëzve, po edhe ecurinë e procesit të vaksinimit deri më tani në vend.

Ai tha se personat në takimet e kryeministrit Edi Rama janë shtuar, por e gjitha, është bërë në përputhje me rregullat e vendosura, ku të pranishmit kanë ruajtur distancën si dhe kanë qenë të pranishëm me maskë mbrojtëse.

Po ashtu, ai tha se në ditët e fundit të kësaj fushate, mund të kemi prani të shtuar të elektoratit të PS, por duke mos shkuar në mitingjet klasike, me mijëra persona të ftuar.

Pëllumbi theksoi ndër të tjera, se procesi i vaksinimit në vend është duke vijuar me hapa të shpejta, e shtoi se objektivi i vendosur nga qeveria, për gjysmë milioni të vaksinuar brenda muajit maj, është mëse i arritshëm.

Partia Socialiste ka rritur ditë pas dite edhe pjesëmarrjen e atyre që ndjekin aktivitetet.

Arben Pëllumbi: Në të gjithat takimet ruhet distance, janë të gjitha me maskë dhe jemi në ambient të hapur. Ne kështu e çelëm fushatën, të ulur në distancë nga njëri-tjetrin. Në ambient të hapur, po të kalosh në trotuar mund të jenë dhe plot, por e rëndësishmja është që të ketë distancë dhe të jetë maska.
Vetëm brenda rrethit ku shihet zoti Rama ka qenë në distancë, ndërsa më mbrapa ka pasur edhe persona pranë njëri-tjetrit
Arben Pëllumbi: Ndoshta këtë e tregon këndi kamerës. Duhet të flasim se si shkon procesi i vaksinimit në Shqipëri, i cili po ecën shumë mirë. Infektimet janë ulur ndjeshëm, edhe mortalitetet. Duhet të jemi të kujdesshëm.

Deri më 25 prill a do të rritet numri i pjesëmarrësve të PS?

Arben Pëllumbi:
Nëse do të kemi ambiente që lejon në kushtet e distancimit, mund të ketë edhe numër më të shtuar, sado të ketë numri do të jetë i vogël sepse distanca prej 1 metri nuk të lejon. Askush nuk e pengon të kenë mbështetës, por duhet të ruhen dhe respektojnë distancën. Përpara një vote duhet të prevalojë shëndeti. Nuk duhet të sakrifikojmë për të sëmurë njerëzit. Nuk është fjalë për kostot financiare. Të mos nxitemi nga dëshira për të pasur dy njerëz më shumë.

Nëse rastet do të rriten?

Arben Pëllumbi: Besoj që në dy tre javët në vazhdim mund të kemi rritje numrash. Shpresoj të mos jetë kështu, sepse pavarësisht bindjeve politike i përkasim të njëjtit popull, komb. Në këtë aspekt them inshallah nuk shtohen dhe ngul këmbë që duhet të ecim me vaksinimin masiv të popullsisë.

Kanë ardhur dhe kontingjent tjetër vaksinash dhe si e patë protestën e kontrollorëve?

Arben Pëllumbi: U zgjidh shpejt, por nëse do të zgjaste disa ditë do të paraqiste problem. Me të drejtë kryeministri Rama tha që kanë gjetur personin e gabuar për një shaka të tillë.

Si po ecën procesi vaksinimit, a po shfrytëzohet ky proces si një kartë elektorale?

Arben Pëllumbi
: Ne po ecim në ritme të larta. Duke pasur parasysh të gjitha këto, kur arrin në 20 mijë vaksinime në dije, tregon që janë ritme të shpejta në procesin e vaksinimit. Do e vlerësoja shumë mirë, sot kemi mbërritur në moshën 60 vjeç. Kemi bërë vaksinim të plotë të mjekëve, stafit pedagogjik, trupës policore, kemi arritur të vaksinojmë grupmoshën e thyer dhe me sëmundje kronike, në total deri dje ka qenë 280 mijë vaksinime. Ne duam që para çeljes së sezonit të vaksinojmë gjysmë milioni qytetarë, më duket se është një traget të arritshëm. Në të gjitha takimet që kam pasur, shumë pak kanë qenë skeptikët. Kjo në bashkëbisedimet që bëjmë merr shumë pak. Më duket e pavend të bëjmë marketing me një çështje që na u imponua dhe s’është vetëm çështje fushate. Është sfidë e madhe, botërore. Rama në vijë të parë të kësaj beteje, në sigurimin e vaksinave dhe i takon ta thotë këtë gjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb