Me futbollin që është pezulluar, klubet po përballen me një krizë të vërtetë financiare. Duket e pabesueshme, por edhe emrat më të mëdhenj dhe të pasur si Barcelona rrezikojnë falimentin. Ky lajm shokues sidomos për tifozët katalunjas vjen nga Victor Font, kandidati për president në klubin “blaugrana”.

Victor Font Barca
Victor Font Barca

Në një intervistë për mediat spanjolle ai ka “lëshuar” këtë deklaratë, që më pas ka bërë xhiron e botës. “Kemi lajmëruar anëtarët e klubit se gjithçka po shkon drejt një stuhie të madhe. Koronavirusi ka ndikuar negativisht në çdo fushë të jetës, ashtu edhe në sport. Barcelona mund të shkojë drejt një falimentimi ekonomik dhe moral, loja mbaroi”, është shprehur Font.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ky pohim vjen në një moment shumë të vështirë për Barcelonën, që prej javësh është përfshirë në një “luftë” të brendëshme. Vetëm dy ditë më parë, presidenti Josep Maria Bartomeu shkarkoi nga detyra zëvendësin e tij, ndërsa ky vendim u shoqërua më pas me dorëheqjen e gjashtë anëtarëve të tjerë të bordit drejtues.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb