Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në rubrikën e emisionit “Opinion” në “News 24” tha se ka nga ata zyrtarë të lartë të shtetit që kanë qenë vetëm me këpucë dhe tani kanë 2 mijë hektarë tokë në Tiranë.

Ngjela theksoi se të tillë zyrtarë do të shkojnë pas hekurave. Ai deklaroi se reforma në drejtësi do të japë rezultate dhe më në fund në vend do të vendoset drejtësi.

“SPAK e ka tani të lehtë situatën. Kjo sepse njëri krah i politikës nuk ka mbrojtje ligjore se ka dorëzuar mandatet. Maxhoranca edhe mund t’i mbrojë në parlament, sepse donin të ndryshonin ligjin, donin prova në parlament. Parlamenti nuk është organi kompetent që të ketë në dorë çështjen e provës. Ka këtu persona që kanë qenë me palë këpucë Gjirokastra, tani ka 2 mijë hektarë. Dy mijë hektarët ia kanë gjetur. Ky është gjykimi. Do vijnë dhe do gjejnë. X do shikojë që paska bërë pasuri. Ligji të prezumon hajdut e jo të pafajshëm. SHBA ka interes të madh në vendin tonë”, tha Ngjela.

Spartak Ngjela vlerësoi se aktualisht nuk ka krizë politike në vend. Sipas tij, krizë ka pasur kur opozita e sotme ka qenë në parlament. Avokati nënvizoi se institucionet në vend nuk funksionojnë dhe se gjykatat po ashtu kanë probleme.

“Nuk ka krizë politike. Ne ishim në krizë politike, kur opozita ishte në parlament. Jo, s’ka krizë. Krizë politike quhet kur bllokohet parlamenti. Nëse do dalë që opozita do dalë prapë të bllokojë reformën, prapë do ketë krizë. Institucionet ka 30 vjet që janë blozë, një–partiake. Vjen një parti dhe heq të tjetrit e vendos të vetët. Reforma në drejtësi do të japë garanci, ata që punojnë do të kenë të drejta. S’ka shtet, s’ka ligj, prandaj. Nuk ka gjykata. Këtu nuk është gjendja normale. Ju e quani normale që gazetaria vë gjoba në 30 përqind të rasteve, Nuk do ketë më gjoba, do ikin, do fluturojnë të gjitha. Kontrolli i gjyqtarëve bëhet sot shumë i fuqishëm, duke u kontrolluar në mënyrë drastike. Kontrolli i gjyqtarëve është drastik”, deklaroi Ngjela.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb