Një jetë e mbushur plot sakrifica, ku pas lë tokën në të cilën u rritën. Kjo është familja Limanaqi e cila prej vitesh jeton mes ankthit dhe vuajtjes shpirtore gjë e cila ka sjell një konflikt mes motrash, ku protagonist janë të dy bashkëshortët e tyre.

Në studion e emisionit me ‘Me zemër të hapur’ nga Evis Ahmeti, Moza rrëfen jetën në emigracion, por mes të tjerash problematikat që e kanë shoqëruar prej 10-vitesh. Aktualisht sot ajo është në konflikt të hapur me njërën prej motrave, pasi pretendon se bashkëshorti i saj ka marrë një shumë të konsiderueshme parash në emër të bashkëshortit të saj.

Pikërisht kjo është pika kyçe e një konflikti që mesa duket ka bërë që motrat të mos kenë më marrdhënie mes njëra tjetrës, duke arritur deri aty saqë të tentohet helmimi.

“Në vitin 2011 pata vjehrrën shumë sëmur, ajo kaloi një paralizë, unë kisha një parukeri ku punoja me bashkëshortin, i cili bënte dy punë ushtarak paradite në shtet dhe elektriçist pasdite privatisht. Unë u detyrova që të mbyllja dyqanin të qëndroja me vjehrrën t’i shërbeja. Në qershor të vitit 2011 pas 3 muajsh vjehrra ndërroi jetë. Unë pas vdekjes së vjehrrës nuk e hapa dot më dyqanin sepse puna kishte rënë për shkak të shkëputjes së gjatë.

Vendosëm të largoheshim në emigrim, burri im kishte fol me burrin e motrës që ai e kishte mësuar që burri të punonte me dokumenta në Pogradec dhe fizikisht në Tiranë. Unë në Itali kam kaluar peripeci të tmerrshme të cilat sot duken absurde. Në vitin 2015 burri doli pronar i tokave, të gjithë njerëzit e dinin që burri im paska dosje gjyqësore. Në 2012 ne ikëm në Itali, në 2012 burri ka dalë në rezervë, kam shkuar në çdo zyrë për një çertifikatë dhe rrija aty nga 7 orë dhe nuk merrja shërbim. Kam pasur problemet e pronave dhe ne kemi marrë një njoftim që burri im është në çështje në gjykatë.

Gjykata mi ka mbyll dyert pasi ndërhyrja e motrës time dhe burri i saj kanë dashur të na eleminojnë si familje. Unë rastësisht zbuloj në Itali që në emër të burrit tim kishte një numër vendimi, pra një dosje në emër të tij. Bashkëshorti im ka punuar 13 vjet në shtet me ndershmëri. Me 18 qershor të 2012 burri im i bëri të gjitha dorëzimet i rregullt. Telefonova motrën dhe i thash çfarë ka ndodhur me bashkëshortin tim dhe ajo ka shkuar te motra tjetër e jona dhe i ka pohuar që si ka mundësi që më akuzon Mimoza. Ajo gjithmonē nuk ka dashur të mirën time.

Unë i kam kërkuar ballafaqim motrës dhe ajo nuk ka pranuar. Marrdhëniet tona kanë qenë shumë të mira por që nga ai moment ne nuk kemi pasur marrdhënie. Kam kaluar një situatë shumë të rëndë shëndetësore, kanë tentuar të më helmojnë, nëpërmjet gocës së tezes. Qëllimi këtyre ka qenë eleminimi jone si familje për të mos marrë asnjë dokument në Itali. Kam tentuar ta marrë motrën në telefon më dilte i mbyllur numri. Më është bërë padrejtësi më është njollos familja ime. Goca e tezes tentoi të më helmonte në Itali pasi ne punonim në një familje të një gruaje të moshuar, aty më dha një ëmbēlsirë dhe një gotë ujë, aty ka tentuar të hedhi helm. Shkova në spital dhe aty m’u pohua se jam helmuar me diçka kam pirë. Por aty nuk m’u dha nsihmë pasi dhe aty ka ndërhyrë goca e tezes. Asaj kohe nuk kisha rezidencë.’ u shpreh ajo.

Por motra e Mimozës, ka një tjetër version të konfliktit, për të cilin thotë se e motra është e sëmurë e disa herë kanë dashur ta shtrojnë në spitalin psikiatrik.

“Ajo është mashtruese dhe i ka ik mendja, jemi mbledhur të gjithë si vllezër dhe motra ta cojmë te 5. Ne i kemi çuar edhe fëmijëve informacion për atë. Burri im është i mrekullueshëm, ajo është e çmendur ka marrë borxhe në Itali 100 mijë euro. Unë e kam motër dhe do shaj motrën por ështē motra ime dhe skam çfarë ti bëjë. Unë jam ballafaquar me daja e me krejt edhe i kemi thënë të hyj në burg si mashtruese, ajo ka probleme të shëndetit mendor.”- deklaron motra e Mimozës.

“Unē jam prej vitesh në Itali së bashku me familje dhe bashkëshortja ime nuk ka asnjë problem mendor dhe ka dashur gjithmonë t’i zgjidhi problemet nëpërmjet rrugës ligjore. Prandaj dhe ajo ka mbrritur në studion tuaj për ta zgjidhur këtë çështje. Absolutisht Mimoza nuk ka pasur kurrē probleme të shëndetit mendor. Ngjarja e saj e shëndetit ka qenë e vërtetë por që të kemi një dokument zyrtar nga mjeksia nuk e kemi.”u shpreh burri i Mimozës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb