Analisti Artur Zheji, i ftuar në emisionin “Open”, në News24 solli në dritë çështjen e Divjakës.

Zheji u shpreh se Ministria e Turizmit ka vendosur një kolibe dhe një tra elektronikë dhe u merr një taksë qytetarëve për të udhëtuar dhe parë lagunën e Karavastasë. Më tej është shprehur se Bashkia e Divjakës nuk është dakord, por është duke u kërcënuar nga Ministria e Turizmit.

“Doja të flisja për rasti i Divjakës. Ministria e Turizmit vendos një kolibe dhe një tra elektronikë dhe kërkoj një tarifë për të parë Karavastanë. Bashkia nuk është dakord. Këtë e tha Braçe. Bashkia është kërcënuar, pasi ministresha ka thënë kështu; ‘do paguajnë’. Braçe del dhe thotë që kaq shumë thellë janë në psikozën e paprekshmërisë del dhe thotë e bën këtë gjë. Vendos tra. Nëse shohim në këto kritere, është episod domethënës. Është e trishtueshme, kur pashe dhe banorët”, u shpreh Zheji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: