Policia e Vlorës ka sqaruar incidentin që ka ndodhur mbrëmë në qytetin bregdetar, ku një i ri teksa kaosi një bashkëmoshatar, qëlloi me armë në ajër.

Burime zyrtare bënë me dije se ka rënë në pranga shtetasi me inicialet E.Ç., 26 vjeç, banues në lagjen ‘28 Nëntori’. Ndërkohë, dje u shoqërua në polici dhe personi që u kanos, shtetasi me inicialet F.Z., 26 vjeç.

Mësohet se pas verifikimeve, 26-vjeçari i kanosur, në përfundim të veprimeve të para hetimore u la i lirë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit E.Ç, për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: