Një i vdekur, 6 të plagosur, ky është bilanci i trazirave të ndodhura mbrëmjen e së hënës në rrugët e Athinës. Mes tifozëve të AEK dhe atyre të Dinamo Zagreb pati një përplasje të dhunshme duke sjell më pas edhe shtyrjen e këtij takimi. Pas mbledhjes së zhvilluar, me përfaqësues të dy klubeve, UEFA vendosi që për shkaqe sigurie, kjo sfidës të mos zhvillohet këtë të martë, siç ishte në program. Në transfertën e Athinës kishin udhëtuar shumë tifozë kroat, rreth 200, tifozë ultras, të cilët shkaktuan trazira të shumta, duke thyer dyqane, djegur makina dhe biznese, ndërsa nuk mungoi dhe përplasja me tifozët e AEK.

Pikërisht nga ky konfrontim një tifoz grek, Nea Philadelphia, gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve me thikë. Viktima u shoqërua në spital, por ndërroi jetë sapo u shtrua. Mes 6 personave të plaguar, 3 grek dhe tre kroat, disa prej tyre janë ende në gjendje të rendë.  U desh ndërhyrja e policisë për të shpërndarë tifozët, ndërsa mediat raportojnë se janë arrestuar 98 tifozë, 84 kroat, 2 grek dhe një shqiptar

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb