Viteshe, kundërshtari i radhës i Romës në Ligën e Konferencës, janë përfshirë në një episod të keq.

Tifozët e skuadrës së njohur holandeze hodhën një gotë birrë në drejtim të portierit të Spartës së Roterdamit duke e goditur në kokë.

Gjithashtu në minutën e 90+2′ u pa një tifoz i Viteshes duke hyrë në fushë dhe duke nxehur me gjestet e tij portierin kundërshtar.

Arbitri u detyrua të ndërpresë fillimisht ndeshjen për gjysmë ore dhe më pas përfundimisht me rezultatin 0-1 për ekipin nga Roterdami.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: