PARIS

Qendra e Parisit u shndërrua sot në një zonë lufte, ndërsa protestuesit e maskuar u përleshën me policinë dhe i vunë zjarrin makinave në Champs-Elysees, në formë proteste kundër qeverisë franceze.

Zjarret dhe retë e gazit lotsjellës mbuluan kryeqytetin francez nga mëngjesi i hershëm deri vonë në darkë , në një nga demostratat më të dhunshme të  para ndonjëherë në kryeqytetin francez.

Në protestë ishin të pranishëm më shumë se 5.000 demonstrues, duke sjellë një kaos të madh në Paris. Presidenti francez, Emmanuel Macron nga ana tjetër paralajmëroi protestuesit se do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre’.

Macron tha se demonstrimet e sotme të cilat lanë dhjetëra të plagosur dhe qindra të arrestuar ‘nuk kanë të bëjnë aspak me shprehjen paqësore të një zemërimi të ligjshëm’.

Ai  shtoi se ‘asnjë arsye nuk justifikon sulmin ndaj policisë apo plaçkitjes së dyqaneve dhe goditjes së ndërtesave’.

Macron u shpreh se do të zhvillojë një takim urgjent me qeverinë, të dielën. Reagimi i tij erdhi nga samiti i G20-ës që po mbahet në Buenos Aires, Argjentinë, raporton Daily Mail.

Policia franceze konfirmoi se të paktën 224 persona janë arrestuar, për një sërë veprash, duke filluar nga protesta e dhunshme te vjedhja. Si pasojë e përleshjeve të dhunshme të paktën 92 persona raportohen si të lënduar, mes tyre edhe një numër i madh i punonjësve të policisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb