I ashpër ka qenë qëndrimi i presidentit Presidenti të Brazlit Luiz Inácio Lula da Silva , ndaj policisë, pas trazirave të dhunshme që përfshinë vendin orët e fundit.

Lula ka dënuar dështimin e policisë, për të normalizuar situatën dhe tensionet e krijuara në vend pas protestave të zhvilluara nga mbështetës të Bolsonaros, por që pasuan me përdorimin e dhunës teksa qytetarët mësynë drejt ndërtesës së Kongresit.

“Policia nuk ka bërë asgjë, vetëm i ka lënë protestuesit të hyjnë”, thotë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: