Partia Socialiste ka kërkuar nga Sekretariati Etikes të marrë masa ndëshkimore për deputetet:
Bledion Nallbani, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Asllan Dogjani.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se kërkesa i referohet situatës së krijuar në seancën e fundit në Kuvend.

Kujtojmë se seanca e radhës së kaluar ka qenë jo normale, pasi Garda ndaloi hyrjen në sallë të deputetëve të opozitës, ndërkohë që disa prej tyre arritën të depërtojnë.

Gazment Bardhi ka qenë deputeti i parë opozitar i cili ka arritur të hyjë në sallën e Parlamentit, dukshëm i tensionuar.

Me të hyrë në sallë Bardhi i është drejtuar foltores dhe ulëseve të qeverisë, duke “bërtitur “Kush je ti” drejt kryeministrit Rama, teksa ka hedhur tutje edhe xhaketën e tij.

Pas tij kanë qenë edhe deputetë të tjerë të opozitës, ndërsa afrimi i tij ka mobilizuar edhe gardistët që kanë rrethuar menjëherë foltoren.

Ndërkohë deputeti Dogjani hodhi drejt kryeministrit Rama dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla disa dokumente.

Jashtë sallës mbahej edhe protesta e thirrur nga opozita, në të cilën merrnin pjesë edhe deputetët e përjashtuar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: