DURRES

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ndjekja”, me arrestimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët kanë ushtruar aktivitetin kriminal të vjedhjes së automjeteve dhe biçikletave.

Janë dokumentuar 9 vjedhje automjetesh dhe biçikletash si dhe janë sekuestruar produkte në vlerën monetare 12 000 Euro.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve në fushën e vjedhjes së pronës, Specialistët për Hetimin e Krimit kanë bërë të mundur kapjen e dy shtetasve në kërkim, të cilët kanë ushtruar aktivitetin kriminal të vjedhjes së automjeteve dhe biçikletave në qytetin e Durrësit.

Janë ndaluar shtetasit:

• Elton Tafa 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale”Vjedhja”;

• Lulëzim Ç, 37 vjeç, banues në Fier.

Shtetasin Elton Tafa , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 16 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.

Në ngarkim të shtetasit Elton Tafa është dokumentuar me prova shkencore si autor i dyshuar i 8 vjedhjeve të automjeteve në qytetin e Durrësit gjatë muajve të fundit dhe konkretisht:

Më datë 25.09.2018, gjatë natës në fshatin Katund Sukth, dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip Benz, i parkuar pranë banesës në pronësi të shtetasit A. M.

Më datë 01.10.2018, në lagjen nr .13 Durrës dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip Benz 280 në pronësi të shtetasit K.P.

Më datë 09.10.2018, në lagjen nr .7 Durrës dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip Benz 200, në pronësi të shtetasit M.C.

Më datë 12.10.2018 , në lagjen nr.17/ 1 Durrës dyshohet të ketë vjedhur automjetin furgon, në pronësi të shtetasit P.B. si dhe një sasi produktesh bujqësore që ndodheshin në automjet.

Produktet bujqësore kapnin një vlerë rreth 12 000 Euro, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Më datë 22.10.2018, në fshatin Vadardhë Sukth Durrës, dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip Benz dhe 4 goma së bashku me disqe në pronësi të shtetasit V.L.

Më datë 27.10.2018, në lagjen nr .18 Durrës dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit S. G.

Më datë 17.11.2018, në lagjen Nr.13, Durrës dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip BMV, në pronësit të shtetasit A.D.

Më datë 17.11.2018, gjatë natës , në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet të ketë vjedhur mjetin Benz kamionçinë, në pronësi të shtetasit Z.M.

Nga ana e uniformave blu vijon puna për gjetjen dhe bllokimin e automjeteve të dyshuara të vjedhura nga shtetasi i mësipërm.

Ndërsa shtetasi Lulëzim Ç, ka qenë i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi dyshohet se më datë 19.11.2018 në Tiranë i ka vjedhur biçikletën shtetasit Xh.B. dhe e ka shitur në Durrës.
Biçikleta është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Për veprime të mëtejshme shtetasit e mësipërm i’u dorëzuan Efektivëve të Policisë Tiranë, pasi dyshohet dhe për vjedhje të tjera.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb