SHKODER- Nga shërbimet e Stacionit te Policisë Kufitare e Migracionit të Muriqanit, Shkodër në vendin e quajtur Shtuf në afërsi të kufirit me Malin e Zi, u kapën 14 shtetas të huaj, Sirianë (7 meshkuj e 7 femra, ndër ta 5 të mitur).

Nga intervistimi i tyre i bërë në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve në DPV Shkodër, rezultoi se këta shtetas kanë qenë emigrantë në Greqi dhe kanë hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet Kufirit të Gjelber në Kapshticë- Korçë.

Destinacioni i tyre ka qenë Gjermania, ku pasi të mbërrinin në destinacion do paguanin nga 1150 euro dy shtetasëve që nuk ua dinin gjeneralitetet.

Nga Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve që kishin marrë përsipër kundrejt pagesës shtetasit Sirianë për ti dërguar në Gjermani.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb