Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, pasi akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Mediat gjermane shkruajnë se dy shqiptarët e moshave, 31 dhe 41 vjeç janë drejtuesit kryesor të një grupi kriminal që operon në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Autoritetet gjermane kanë zbuluar një plantacion me 1800 bimë, ku janë kapur në flagrancë dy shqiptarët.

Aktualisht të dy shqiptarët ndodhen në paraburgimin e Geislingen, kur presin të marrin gjykimin nga drejtësia gjermane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb