Kryeministri Edi Rama sulmoi gjyqtarët e prokurorët, që sipas tij, duke ndjerë frikën e Vettingut, po kapin ç’të kapin (KÇK).

Nga foltorja e Kuvendit, Rama foli për lirimin e disa kriminelëve të dënuar me burg të përjetshëm, duke thënë se këta gjyqtarë e prokurorë jo vetëm po kapin thasët me para, por po kapin edhe pronat e shqiptarëve.

Lidhur me këtë, kreu i qeverisë akuzoi opozitën si mbështetjen më të madhe të KÇK dhe grabitjes së pronave.

“U lirua një kriminel me burgim të përjetshëm nga një noterë, apo llogaritare, në një buzë mali. Dhe thonë që ja reforma në drejtësi ka dështuar. Çfarë iu shqetëson juve, që këta njerëz, që vettingun nuk e kalojnë dot, thonë ‘kap ç’të kapësh, derisa ta kesh në dorë’. Dhe këta kapin jo thjesht thasët me para nga këta tjerët, por kapin çdo ditë pronat e shqiptarëve, prona të njerëzve, të cilët mesa kam dëgjuar, ju i përfaqësoni. Ju jeni ata të pronarëve, që qani hallin e tyre. Ju jeni pa dashje mbështetja më e madhe e KCK dhe grabitjes së pronave, sepse e drejtoni tytën gabim. Uleni në vendin e gabuar dhe e rrotulloni helikën në vendin e gabuar dhe bëni një zhurmë që ndihmon vazhdimin e punës me qetësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb