(foto ilustruese)

FUSHË KRUJË- Policia zbulon dhe arreston anëtarët e një grupi kriminal, i dyshuar për disa shpërthime me tritol në Krujë e Fushë-Krujë dhe sekuestron 30 kg tritol që posedohej prej tyre. 5 persona kanë përfunduar në pranga, të gjithë me precedentë penalë, në sajë të një operacioni me emrin “Kronometër” të sektorit kundër trafiqeve dhe narkotikëve në Durrës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në pranga janë vënë Astrit Zguri 38 vjec nga fshati Larushk, i denuar me pare per vrasje, Ylli Zalla 38 vjec, nga fshati Zall-Krujë, Bedri Murati 40 vjec, nga fshati Noje, Fatjon Cara 31 vjec nga fshati Nikël dhe 17 vjeçari me iniciale A.Z nga fshati Larushk.

Gjatë operacionit policia sekuestroi 30 kg tritol e ndarë ne kallëpe, 2 kg lëndë eksplozive të llojit C4 dhe automjetet që përdoreshin në aktivitetin kriminal të të arrestuarve. Bëhet fjalë për një hetim dy mujor, ndërkohë që burime nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit janë autorë të dyshuar për dhjetëra ngjarje me shpërthime në Krujë e Fushë-Krujë, mes tyre edhe 3 shpërthimet ndaj kreut të Bashkisë së Fushë-Krujës Gjon Bardhi, e në institucionet publike në këtë zonë.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: