BARI- Një 40-vjeçar nga Berati është vënë në pranga në Itali, i dënuar për një vrasje të kryer 19 vite më parë. Mediat italiane raportojnë se Gëzim Kasemi u arrestua në Bari.

Sipas policisë italiane, shqiptari kishte vrarë 4 persona në Berat në 25 shkurt të 1998-ës dhe pasi kishte vuajtur një pjesë të dënimit, është arratisur nga vendi dhe u fsheh në Itali. Atij i kanë ngelur edhe 3 vjet e muaj dhe 28 ditë vite burg, shkruan ‘Ansa’.

Gezim Kasemi

Ngjarja ndodhi në një lokal në Berat në sherr e sipër, ndërkohë që dy persona të tjerë mbetën në plagosur. Kasemi kishte vuajtur pjesën më të madhe të dënimit, por shkeli pjesën e mbetur, kur në 2015 gjykata e nxori me detyrim paraqitje. Që nga ajo kohë Gëzim Kasemi, ‘ushtar’ i Altin Dardhës ishte një person në kërkim, ndërsa tashmë pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë. Altin Dardha dhe banda e tij akuzoheshin për vrasjen e Burhan Tomorit, Abdyrrahim Tomorrit, Behar Eskiut dhe Kastriot Bejkos, si dhe plagosjen e Ramadan Eskiut dhe Vlash Shkurtit.

ATENTATI
Atentati ndodhi pranë stadiumit të qytetit, vetëm pak metra larg nga dera e Drejtorisë së Policisë, gjatë kohës kur viktimat po pinin kafe në një lokal. Fill pas ngjarjes, Kasemi dhe Dardha u largua drejt Uznovës, ku vranë një të moshuar për t’i tërhequr vëmendjen policisë.

Por, Kasemi nuk mundi t’i shpëtonte prangave të policisë, ndërsa Altin Dardha bashkë me një tjetër person morën peng një oficer policie dhe u larguan rrugëve të fshatrave të zonës. Pavarësisht tentativës, shoku i Dardhës u vra gjatë rezistencës së policisë, ndërsa ai mundi të largohej. Por tre ditë më vonë thuhet se është vrarë në rrethinat e Janinës nga Arjan Paja, nga Kuçova.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: