Erzeni triumfoi 2-1 ndaj Dinamo Cityt, në ndeshjen e javës së katërt të kampionatit. Pas takimit, dha opinionin e tij kapiteni i skuadrës nga Shijaku, Ardit Peposhi.

“Është fillimi dhe na duhet një 3 pikësh pasi vinim në ndeshje ku nuk morëm fitore. Ishte e domosdoshme dhe fatmirësisht ia dolëm ta arrinim. Unë e di se njerëzit kanë dyshimet e tyre pasi në verë ndodhën shumë gjëra, në fund ishin po ato drejtues që ishin edhe vjet. Kemi marë lojtarë të ri me shumë cilësi dhe kualitet. Do të jemi një kockë shumë e fortë për çdo kundërshtarë të Superligës.

Në pjesën e parë e dominuam totalisht, ishim shumë më efikas se në pjesën e dytë. Kjo rënie ndodhi pasi disa lojtarë janë pa një fazë përgatitore. Jemi edhe të limituar për alternativa në sulm dhe u tërhoqëm pak mbrapa. Rëndësi ka që morëm fitore shumë të rëndësishme dhe do të provojmë të vazhdojmë kështu.

Kemi pësuar shumë gola, 9 në 4 ndeshje, por kjo ndodhi pasi në verë nuk aptëm mundësi të punojmë në defensive pasi lojtarët kanë ardhur në fund apo kanë qenë të dëmtuar. Kjo do të rregullohet me kohën pasi kualiteti është dhe nga ndeshja në ndeshje do të përmirësohet i gjithë ekipi” – Tha ai. JS

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: