Te skuadra e Skënderbeut tashmë do të jetë një shqiptar më shumë. Lajmin e jep gazeta “Panorama Sport”, sipas së cilës kapiteni kroat i bardhekuqve ka pranuar të aplikojë për marrjen e pasaportës së Republikës së Shqipërisë. 

Në intervistën e dhënë për gazetën, Radas tregon prapaskenat e këtij vendimi dhe si nisi kjo ide.

“Po, e konfirmoj si lajm. Është një ide që ka lindur në prag të festave të fundvitit. Një zyrtar i klubit më telefonoi para Vitit të Ri dhe më lajmëroi se duhet të bëja rinovimin e lejes së qëndrimit. Pas bisedës me presidentin, m’u dha kjo ide dhe e pranova menjëherë. Do më duhet të udhëtoj në Kroaci për të marrë dokumentacionin e nevojshëm dhe më pas këtë javë që vjen do të përgatisim gjithçka për të aplikuar,” ka thënë nder të tjera kapiteni i Skënderbeut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb