Dy shqiptarë janë vendosur në pranga në Ponzano të Italisë. Ata akuzohen se kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë.

Shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si B. O., vjeç dhe D. A., 33 vjeç. Mësohet se dy shqiptarët kanë qenë duke u konfiltuar dhunshëm mes tyre, kur karabinierët kanë ndërhyrë për t’i ndarë, por ky reagim, nuk është pritur mirë nga të rinjtë, të cilët i janë kundërpërgjigjur efektivëve.

Mbi dy të rinjtë tashmë rëndon akuza e dhunimit të policëve dhe aktualisht ndodhen në komisariat ku po merren edhe në pyetje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb