Pas 69-vitesh, kardinal Ernest Troshani u rikthye në kishën e Kallmetit në Lezhë, ku prehen eshtrat e djalit të hallës së tij, Nikollë Troshanit, ipeshkëv i kësaj zone dhe ish-i dënuar në burgjet komuniste.

Në përkujtim të 30-vjetorit të takimit të Papa Gjon Palit të dytë me monsinjorin e ndjerë, u organizua një meshë e shenjtë. Kardinali po ashtu i dënuar në komunizëm si familjari i tij, dha mesazhe dashurie.

Ipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale solli në kujtese takimin e monsinjor Nikoll Troshanit me Papa Gjon Palin e dytë dhe vlerësoi sakrificën e kardinalit në mbrojtjen e fesë katolike.

Ceremonia përkujtimore u organizua nga Selia e Shenjtë e Vatikanit, në bashkëpunim me Ambasadën e Selisë së Shenjte të Vatikanit në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb