NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

2 lgj vaj ulliri
1 qepë e kuqe
3 thelpinj hudhër
350 gr karkaleca
1 spec i kuq pikant
1 lç gjalpë
Lëngu i 1 limoni
Kripë, piper i zi
Nenexhik ose majdanoz

Përgatitja
Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të prerë shumë imët. Sapo qepa të fillojë të zverdhet shtojmë hudhrat të prera imët dhe i trazojmë së bashku me qepët duke shtuar kripë dhe piper të zi. Shtojmë karkalecat dhe i skuqim lehtë nga të dy anët për 3 minuta duke shtuar specin pikant të prerë në kubikë të vegjël. Shtojmë më pas pak gjalpë dhe e shuajmë gatimin me lëngun e një limoni. E trazojmë për 1 minutë dhe në fund shtojmë nenexhik të freskët ose majdanoz dhe e servirim.

(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb