NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
Lengu i 1 limoni
1 tufë koriandër e freskët
300 gr karkaleca
5-6 thelpinj hudhër
2 cm xhinxhër
Kripë, piper i copëtuar trashë
½ lç lëkurë limoni e grirë
1 lç niseshte
3 lgj vaj ulliri
Përgatitja
Në mikserin e qepës vendosim 6 thelpinj hudhër, 2 cm xhinxhër, 1 tufë koriandër, 2 lugë lëng limoni dhe 2 lugë vaj ulliri dhe të gjithë këta përbërës i kthejmë në pure.
Vendosim karkalecat në një tas, i rregullojmë me kripë, piper të zi dhe pak lëkurë limoni të grirë hollë. Shtojmë më pas purenë me hudhra dhe koriandër dhe e përziejmë mirë me karkalecat, të cilat i lemë të marinohen për 25-30 minuta.
Ngrohim pak vaj ulliri në një tigan dhe vendosim karkalecat e marinuara, i trazojmë sa të fillojnë karkalecat të zverdhen, më pas tresim 1 lugë të vogël niseshte në 70 ml ujë dhe e shtojmë në tigan për të formuar një salcë. E spërkasim përsëri me pak koriander dhe i shërbejmë karkalecat të ngrohta me limon.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)