TIRANE- Në prag të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të gjithë shqiptarët përmes një kartoline. “Gëzuar Krishtlindjen! Zoti dhëntë dritë dhe begati për shqiptarët”, thuhet në kartolinën e urimit të kryedemokratit Basha.

Duke i uruar besimtarët e krishterë, Basha përcjell mesazhe për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.

“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë Gëzuar Krishtlindjen. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shprehet kreu i opozitës, Lulzim Basha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb