Të shndërruar në kompjuter të vegjël që mbahen në xhep, telefonat inteligjentë (smartphone) janë gjithnjë e më shumë shënjestër e kriminelëve kibernetikë, të tërhequr nga sasia e informacioneve personale, adresat, lëvizjet, llogaritë bankare, që mund të ruhen në to.

“Kriminelët kibernetikë zhvendosen aty ku ka vlera dhe telefoni inteligjent është bërë mjeti i preferuar për blerjet në internet apo pagesat në vend të kartës”, theksoi Tanguy de Coatpont, drejtori i përgjithshëm në Francë i kompanisë së famshme të prodhimit të antivirusëve “Kaspersky Labs”.

Për pasojë, të shënjestruar nga programe virus që bllokojnë një pjesë të funksioneve të pajisjes ose marrin peng të dhëna të rëndësishme që duhet të paguash për t’i zhbllokuar, telefonat inteligjentë shihen nga kriminelët kibernetikë si një portë hyrëse drejt informacioneve shpeshherë esenciale për përdoruesin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb