Eruoeputetja greke Eva Kaili, e cila është përfshirë në skandalin e korrupsionit Katar-Gate mund të lirohet nga burgu.

Avokati i Kailit bën me dije se  në seancën e ditës së sotme në Bruksel, do të merret vendimi nëse eurodeputetja do të vuajë dënimin arrest shtëpie apo do të qëndrojë në burg.

Njëri nga avokatët e saj, Sven Marie tha për mediat se ka kërkuar lirimin me kusht të Kailit.

Ndërsa, avokati tjetër i saj, Michalis Dimitrakopoulos, theksoi se Kaili nuk do të pranojë akte që nuk ka kryer.

“Ajo është nënë e një fëmije. Vendi i Eva Kailit është në shtëpi”, kanë argumentuar avokatët e saj.

Procedurat e sotme megjithatë kanë një ndryshim në krahasim me ato të mëparshme pasi mungon prokurori belg i korrupsionit, Michel Clees, i cili ishte kreu i operacionit që çoi në arrestimet e Katargate. Shkak i mungesës së Klezit është bërë kërkesa për përjashtim, e cila sipas ERT-së është bërë paraditen e së enjtes nga avokati i eurodeputetit të arrestuar për skandalin, Mark Tarabella.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb