Katari njoftoi se ka përfunduar stadiumin e tretë nga tetë të tillë për Kupën e Botës 2022, duke e festuar përurimin e tij vetëm me një program televiziv për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Stadiumi “Education City” me 40 000 vende është i vendosur në zonën al-Rayyan, në periferi të kryeqytetit, Doha. Aty do të zhvillohet çerekfinalja e kampionatit.

Katari do të ketë tetë stadiume, që do të përdoren në turneun e vitit 2022.

“Ndërsa bota vazhdon hapat drejt kthimit të jetës në normalitet, ne jemi të sigurt se ditët e ardhshme do të jenë më të mira”, deklaroi emiri Tamim bin Hamad Al Thani, në një mesazh televiziv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: