Katari ka akuzuar kryeministrin e izraelit Benjamin Netanyahu se po minon përpjekjet e ndërmjetësimit në luftën Izrael-Hamas, pasi një regjistrim tregonte liderin izraelit duke e quajtur Katarin, “problematik”.

“Ne jemi të tmerruar nga fjalët që i atribuohen kryeministrit izraelit në raportet e ndryshme të mediave për rolin ndërmjetësues të Katarit. Këto vërejtje, nëse konfirmohen, janë të papërgjegjshme dhe shkatërruese ndaj përpjekjeve për të shpëtuar jetë të pafajshme, por nuk janë befasuese… Nëse vërejtjet e raportuara rezultojnë të vërteta, kryeministri izraelit vetëm sa do të pengonte dhe minonte procesin e ndërmjetësimit, për arsye që duken t’i shërbejë karrierës së tij politike në vend që t’i jepte përparësi shpëtimit të jetëve të pafajshëm, përfshirë pengjet izraelitë”, shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, në X (ish-Twitter).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: