Katari ka dënuar martirizimin e 13 shtetasve turq nga organizata terroriste PKK në Irakun verior.

“Katari përsërit refuzimin e tij të vendosur të dhunës dhe terrorizmit pavarësisht nga motivet dhe arsyet”, tha Ministria e Jashtme në një njoftim.

Më pas u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe Qeverisë së Turqisë.

Të dielën, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se trupat e shtetasve turq u gjetën gjatë operacionit “Kthetra-Shqiponja 2”, të cilin Turqia e nisi më 10 shkurt për të parandaluar PKK/KCK-në dhe grupet tjera terroriste të rivendosin pozicionet e përdorura për të kryer sulmet terroriste ndërkufitare.

Operacionet “Kthetra-Tigri” dhe “Kthetra-Shqiponja” filluan qershorin e kaluar për të garantuar sigurinë e njerëzve dhe kufijve të Turqisë.

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb