Emiri i Katarit, Shejh Tamim bin Hamad Al Thani, vendosi të ndajë 100 milionë dollarë në përpjekjet për “ndalimin e urisë” në Jemen.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, QNA, Al Thani, urdhëroi alokimin e 100 milionë dollarëve në mbështetje të përpjekjeve të agjencisë së Kombeve të Bashkuara (OKB) Programi Botëror i Ushqimit (WFP) për parandalimin e urisë dhe mbështetjes së sigurisë ushqimore.

Në lajm, më tej u bë e ditur se kjo shumë do të mbështesë programet e ndihmës humanitare emergjente të OKB-së të kryera për të lehtësuar krizën humanitare në Jemen.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga sauditët nisi një fushatë ajrore shkatërruese që synonte të rikthente territoret e pushtuara nga rebelët.

Sipas OKB-së, në Jemen, ku ndodh një nga krizat më të mëdha humanitare në botë, 80 për qind e popullsisë ka nevojë për ndihmë humanitare dhe mbrojtje.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb