Ministri i Energjetikës së Katarit,  Saad Al Kaabi për Becky Anderson ka njoftuar se Katari do të furnizojë Europën me gaz.

“Katari do të vazhdojë të furnizojë Europën me gaz. Ne nuk do t’i devijojmë kontratat dhe do t’i mbajmë ato në Evropë. Kjo është në solidaritet me atë që po ndodh në Evropë,” tha ai.

Megjithatë, ministri kundërshtoi vendosjen e sanksioneve ndaj sektorit energjetik të Rusisë, duke thënë se energjia duhet të qëndrojë jashtë politikës dhe përsëriti se ndalimi i plotë i furnizimit me gaz rus në Evropë nuk është praktikisht i mundur.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: