Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Kate vizituan Irlandën e Veriut. Vetëm disa ditë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, çifti filloi turneun e tyre për të mbështetur organizatat që ofrojnë ndihmë për njerëzit në nevojë.

Princi William kishte veshur një kostum blu me një pulovër blu, ndërsa Kate Middleton ka shoqëruar në mënyrë perfekte bashkëshortin me një pallto të gjatë blu baby me një këmishë me qafë kravatë në të njëjtën ngjyrë dhe pantallona të drejta në një nuancë blu të errët.

Udhëtimi i tyre, megjithatë, nuk mbaroi me kaq. Të qetë dhe të gëzuar, ata u gjendën në një treg në qytetin e Belfast-it dhe provuan aftësitë e tyre bariste. William dhe Kate konkurruan për të bërë koktejin më të mirë dhe, siç shihet në videon e publikuar nga Daily Mail, ata u argetuan pa masë.

Ata bënë edhe disa postime nga shëtitja e tyre e veçantë, ku i fundit ishte një video me momente nga e gjithë kohëzgjatja e vizitës së tyre. Në mbishkrim ata shkruan: “Faleminderit për mikpritjen Irlanda e Veriut”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb