Është mbyllur java e 17-të e kampionatit “Kategoria Superiore” për vajza, e cila u zhvillua në tre ditë dhe prodhoi rezultate të thella.

Java nisi me një fitore të thellë të Egnatias, që triumfoi 13-0 ndaj Lushnjës, duke treguar diferencat në fushë. Po ashtu, edhe Gramshi mori një fitore bindëse 5-0 përballë Partizanit.

Në ndeshjet e së dielës, Apolonia dominoi ndaj Kinostudios me rezultatin 9-1, ndërsa sfida më e fortë e javës u zhvillua në Durrës, ku Vllaznia fitoi 4-0 ndaj Teutës, duke konfirmuar edhe një herë statusin si një nga skuadrat më të forta të kampionatit.

“Kategoria Superiore” për vajza

Egnatia – Lushnja 13-0

Gramshi – Partizani 5-0

Apolonia – Kinostudio 9-1

Teuta – Vllaznia 0-4

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: