Presidenti i Bjellorusisë dhe aleati i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, Aleksander Lukashenko, është shprehur sot se është i shqetësuar për ato që ai i quajti lëvizjet e Perëndimit për të “shpërbërë” Ukrainën .

Gjatë një takimi me Putinin i cili u pasqyrua edhe në media, Lukashenko akuzoi gjithashtu Poloninë se po kërkon të pushtojë pjesën perëndimore të Ukrainës. Ai nuk dha asnjë provë për të mbështetur asnjërën nga pretendimet e tij.

“Ajo që na shqetëson është se ata janë të gatshëm, polakët dhe NATO-ja, të dalin, të ndihmojnë në marrjen e Ukrainës perëndimore si para 1939-ës” është shprehur lideri bjellorus.

Rusia ka sugjeruar më parë se Polonia dëshiron të vendosë kontrollin mbi tokat historike polake në Ukrainë, një pretendim që Varshava e mohon si dezinformatë.