Luftimet në lindje të Ukrainës sa vijnë e bëhen më të ashpra.

Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës ka deklaruar se më shumë se 150 fëmijë janë vrarë në rajonin e Donetskut, që kur Rusia nisi pushtimin e saj, raporton “BBC“.

Shifra është dukshëm më e lartë se në çdo rajon tjetër të vendit. Shifra mbarëkombëtare është të paktën 240 fëmijë të vrarë në të gjithë vendin.

Që muajin e kaluar, Rusia ka vënë fokusin e saj në marrjen e kontrollit të plotë të rajonit të Donbasit.