Forcat ruse pretendojnë se kanë kapur vendbanimet Loskutivka dhe Rai-Oleksandrivka në jug të qyteteve binjake lindore të Ukrainës, Lysychansk dhe Sievierodonetsk.

Këto qytete kanë qenë në fokus të forcave ruse në gjatë këtyre ditëve të fundit.

Ndërkohë shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, ka bërë me dije se forcat ukrainase vazhdojnë përpjekjet për mbrojtjen e Sievierodonetsk dhe vendbanimeve të afërta.

(BalkanWeb)