Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky  është takuar me presidentin turk Rechep Tayip Erdogan si edhe sekretarin e Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres.

Takimi u zhvillua në Lviv dhe në fokus ishin eksportet e grurit, luftimet pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia , duke u fokusuar edhe tek një zgjidhje diplomatike e luftës.

Presidenti ukrainas vuri në dukje se OKB duhet të garantojë sigurinë e këtij objekti strategjik, si edhe çlirimin e plotë nga trupat ruse. Ndërkohë sulmet dhe bombardimet ruse nuk kanë të ndalur.

Së fundmi Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se Moska do të përdorë arsenalin e saj bërthamor vetëm në rrethana emergjente, dhe se sipas saj nuk ka në interes një konfrontim të drejtpërdrejtë me NATO dhe SHBA.

(BalkanWeb)