Sado të pastroni e të lani, tek tuk në dysheme, sidomos në ambientin ku gatuani do të shihni ndonjë milingonë. Frika se mos shtëpia juaj është e “pushtuar” nga këto insekte aspak të rrezikshme, do të bëj që ju të blini gjithfarë ilaçesh toksike në treg për të larguar milingonat.

Më poshtë janë disa truke natyrale si t’i largoni këto insekte të vogla nga shtëpia, pa dëmtuar shëndetin tuaj me produktet toksike.

1. Vazelina

Milingonat lënë pas një aromë që ta ndjekin në vazhdim, por nëse ju lyeni dyshemenë me vazelinë ato nuk do ta ndjejnë më aromën e tyre dhe do të çorientohen.

2. Uthull

Përzieni një lugë uthull me tre lugë ujë dhe spërkateni në zonën ku keni parë milingonat.

3. Lëkura kastraveci

Milingonat nuk e kanë qejf erën e kastravecit, ndaj një mënyrë natyrale për t’i larguar ato është përmes kësaj perimeje.

4. Kanella

Era e kanellës është gjithashtu shumë e rëndë për milingonat e vogla, ndaj nëse doni t’i largoni pa i vrarë, spërkasni me pak kanellë dyshemenë dhe ato nuk do të afrohen më në kuzhinën tuaj.

5. Vaji mentes

Një tjetër mënyrë natyrale për të zmbrapsur milingonat është vaji i mentes. Ajo që duhet të bëni është të përzieni 2 deri në 3 lugë vaj menteje në një gotë të mbushur çerek me ujë dhe me këtë masë të lyeni cepat e shtëpisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: