Një investigim i gazetës gjermane Der Spiegel në bashkëpunim me platformën ruse të hetimit IStories raporton se Katerina Tikhonova, 35 vjeç, shkencëtare, menaxhere, ish-balerin akrobatike dhe vajza e Vladimir Putin, shkoi në Gjermani për vite me radhë, duke qëndruar disa herë në Bavari, në Mynih ose në liqenin e afërt Tegernsee.

Deri më tani, asgjë e çuditshme. Ajo që thekson gazeta është se prania e Tikhonova kaloi pa u vënë re nga shërbimet sekrete gjermane. Gruaja, që nga viti 2015, do të kishte kaluar të paktën 20 herë në territorin gjerman ka përdorur edhe një vizë Shengen të lëshuar nga Italia. Arsyeja për udhëtimet e saj ka qqenë një mik gjerman – Igor Zelensky, një balerin ekspert që deri në prill 2022 drejtoi kompaninë profesionale Bayrische Staatsballet – dhe do të shoqërohej nga një agjent i armatosur i gardës presidenciale ruse.

Sebastian Fiedler, deputet dhe anëtar i SPD-së, komentoi: “Rasti është një shembull i rëndësishëm i faktit se në dekadat e fundit ne nuk kemi zhvilluar asnjë strategji për të kundërshtuar agjentët rusë dhe aktivitetet e tyre. dhe ne nuk mund të vazhdojmë kështu”.

Në fakt, si rregull, hyrjet në Gjermani regjistrohen dhe gjurmohen personat dhe fëmijët e drejtuesve të vendeve të tjera, vetëm kur zbulohet një nevojë hetimore.

U “zbulua” se vajza e Putinit udhëtoi shumë në Evropë në vitin 2019 ndërsa në prill të atij viti ajo u shtua në listën e zezë të BE-së.

(Corriere.it/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb