Kryeministri Rama deklaroi sot se ndërtuesit që do kanë ndërtuar kate pa leje do të duhet t’i paguajnë ato me çmimin e tregut dhe ajo të deklaruar zyrtarisht. Ai tha se përveç kësaj pagese ndërtuesit do të duhet të paguajnë edhe një koeficient shtesë për katet pa leje në varësi të zonave ku është ndërtuar.

“Bëhet fjalë për çmimin e tregut, jo për çmimin e deklaruar plus një koeficient dhe kjo varion nga zona në zonë sepse çmimi i tregut varion nga zona në zonë. i mëshiroj të gjithë ata që i bien fyellit në një vrimë që s’ka asnjë lidhje me thelbin dhe rezultatin e kësaj nisme. Këtë problematikë, ndryshe nga të tjera, nuk e ngriti as politika, as media, as drejtësia, por e ngritëm ne. E ngritëm për një arsye shumë të thjeshtë sepse asnjë nga ata të cilët ndërtojnë metra katrorë për qëllim fitimi nuk na mban dot të lidhur nga asgjë. Ndërtuesit ose duhet ti dhurojnë m2 që kanë ndërtuar me qëllim fitimi, ose ti blejnë nëse duan tua japin klientëve që ua kanë shitur, por me një çmim më të shtrenjtë, ose do tu konfiskohen. Në të gjitha rastet kjo nuk e përjashton procesin me drejtësinë dhe do të paguajnë edhe gjobën plus”, tha Rama.

I pyetur se përse nuk ka prova të reja për Ervis Martinajn ai tha se “Di të them që në momentin e parë që policia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin. Për sa kohë nuk ka komunikimin do të thotë që nuk ka ende provat e nevojshme”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb