KAVAJË

Familja Manellari në Luz të Vogël, e cila jeton në kushte shumë të vështira  ekonomike ishte në vemendjen e kreut të bashkisë së Kavajës, Isa Sakja në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit. Sakja shtroi iftar për kryefamiljaren dhe 5 fëmijët jetimë pas agjërimit gjatë gjithë ditës.

Kryebashkiaku premtoi ndihmë për familjen që jeton në erresirë në banesën e rrënuar. Sakja apeloi dhe komunitetin e biznesit të Kavajës që të ndihmojnë familjet në nevojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb