Kitaristi i Rolling Stones, Keith Richards, mbushi 80 vjeç dhe gjithashtu festoi 40 vjet martesë me gruan e tij, Patti Hansen.

Rolling Stones nderoi Richards me një homazh në mediat sociale. “Gëzuar ditëlindjen për të vetmin @officialKeef! Ju urojmë ditët më të veçanta Keith!’ thuhet në postim.

Slash gjithashtu uroi kitaristin anglez dhe anëtarin themelues të Rolling Stones për ditëlindjen në internet. “Happy Birthday #KeithRichards” ka shkruar kitaristi i Guns N’ & Roses në Instagram.

Vetë Richards festoi 40 vjetorin e martesës me Hansen duke shpërndarë një foto nga dasma e tyre e vitit 1983, e cila u zhvillua në ditëlindjen e tij të 40-të. “Për Patricia, gëzuar 40 vjetorin! Të dua’ ka shkruar ai bashkangjitur postimin.

Richards ka dy vajza, Theodora dhe Alexandra, me Hansen. Me Anita Pallenberg ai pati tre fëmijë, Marlon, Angela dhe Taran e ndjerë.

The Rolling Stones do të promovojnë albumin e tyre të ri ‘Hackney Diamonds’ me një turne të ri që fillon më 28 prill nga Hjustoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb