Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar sot luksin që Edi Rama po ia shton vetes në zyrë, ndërkohë që në shesh mijëra e mijëra qytetarë protestojnë kundër korrupsionit dhe arrogancës së tij dhe qeverisë që drejton. Këlliçi ka publikuar disa foto, nga punimet luksoze që po bëhen në ambientet e Kryeministrisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Reagimi
Populli në shesh kundër korrupsionit dhe arrogancës, ndërkohë Edi Rama shton luksin në zyrën e tij. Në mes të sharjeve e damkosjeve për të rinjtë që kanë mbushur sheshet, herën e fundit Edi Rama tha se disa kërkesa po i degjonte e po i mbante shënim. Arsyeja kryesore që janë ngritur njerëzit në protestë është korrupsioni dhe arroganca, trajtimi i buxhetit dhe i pasurive të vendit si të ishin pronë private e Edi Ramës.

Arsyeja kryesore pse sheshet janë në revoltë është varfëria e pamundësia e shumicës së njerëzve përballë luksit të shfrenuar të qeveritarëve. Dhe ja si i përgjigjet Edi Rama kësaj kërkese. Punimet në foto po bëhen në hollin e Kryeministrisë dhe vleresohet se janë tejet të shtrenjta. Kushtojnë qindra mijë euro. Ndërkohë që protestohet prej 36 ditësh para zyrës së tij, autokrati fokusin e ka tek luksi personal!

Shihni pra diferencën mes fjalëve dhe veprave të një autokrati të korruptuar. Pasi me taksat e qytetarëve ndërtoi një kopsht privat që kushtoi mbi 4 milionë euro, për t’u çlodhur, tani Edi Rama po shpenzon dhe ca qindra mijë euro të tjera për hollin e zyrës së tij… Çmenduri!!! Ai nuk ka asnjë lidhje me qytetarët e shqetësimet e tyre të përditshme. Ai nuk do t’ia dijë se në spital mungojnë shtretërit dhe ilaçet. Ai është i përqëndruar vetëm tek privilegjet dhe shpenzimet faraonike. Edi Rama nuk meriton të qëndrojë më asnjë ditë në detyrë. Ai po përbuz shqiptarët në çdo moment të ekzistencës si Kryeministër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb