TIRANË

Çmimi ‘Reporter i Vitit’, i kthyer tashmë në traditë nga Unioni i Gazetarëve, këtë vit shkoi për gazetarin e News24, Erjon Skëndaj.

Në një ceremoni të organizuar mesditën e sotme, nën protokollet strikte të Covid-19, gazetarit Erjon Skëndaj iu dorëzua çertifikata nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Erjon Skëndaj vlerësohet me çmimin ‘Reporteri i Vitit’, si reporter i këmbënguljes dhe kurajos së lartë profesionale.

“Përmes raportimit të tij ka shkaktuar rritjen e ndjeshmërisë humane të opinionit publik kombëtar dhe reagime institucionale. Raportimet e tij televizive gjatë vitit 2020 për pasojat e pandemisë Covid-19 dhe rrisqet mbi popullatën, përbëjnë modelin e gazetarisë profesionale” – thuhet ndër të tjera në motivacion.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb